Avokati Hoxha: Çdo dokument që përbën sekret shtetëror s’duhet publikuar
Avokati Arbër Hoxha, është shprehur se çdo dokument që përbën sekret shtetëror s’duhet të publikohet.
Në një intervistë për Euronews Albania, tha se dokumentet sekrete janë atribut i Prokurorisë gjatë hetimeve dhe atribut i Gjykatës kur jepet gjykimi për çështjen.
“Në rastin konkret, Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, nuk po zbaton as më shumë e as më pak ligjin procedurial penal. Neni 103 flet qartë për ndalimin e publikimit të dokumenteve që përbëjnë sekret shtetëror. Çdo dokument që përbën sekret shtetëror pavarësisht mënyrës së si është siguruar ai nuk duhet të publikohet. Ai nuk duhet të publikohet gjatë hetimeve paraprake dhe gjatë gjykimit. Gjatë hetimeve është atribut i Prokurorisë dhe gjatë gjykimit është atribut i gjykatës.”- shprehet avokati.
Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin që të dhënat të cilat bëhen publike nga autorët të cilët qëndrojnë pas sulmeve kibernetike, nuk duhet të publikohen më tej nga mediat.
“Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.
Autorët e sulmeve kibernetike në Shqipëri kanë publikuar të hënën email-et zyrtare ku tregoheshin planet për të eliminuar Albin Kurtin dhe Lulzim Bashën. Ndërkohë, kanë nxjerrë detaje edhe për të shumëkërkuarin Talo Çela.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta