Wizz Air shton avionin e 9-të/ Mbi 1 mln pasagjerë kanë udhëtuar deri më 31 gusht
Wizz Air, linja ajrore me rritje më të shpejtë dhe më e qëndrueshmja në Evropë, njoftoi këtë të martë alokimin e avionit të saj të nëntë në bazën e Tiranës.
Avioni i ri Airbus A321 ceo, i bashkohet flotës së Wizz Air me avionë A320 dhe A321 ceo dhe neo, duke u mundësuar pasagjerëve të udhëtojnë akoma më shpesh me Wizz Air drejt destinacioneve të ndryshme, nga dhe drejt Shqipërisë me tarifa që fillojnë nga 29,99 euro.
Evelin Horváth, ushtruese e detyrës zyrtare e rrjetit në Wizz Air Group njoftoi për zgjerimin e mëtejshëm të këtij rrjeti.
“Me flotën tonë prej 9 avionësh më bazën e Tiranës, ne planifikojmë të rrisim frekuencat me 15 linja gjatë verës duke frekuentuar pasagjerëve tanë mbi 30 fluturime shtesë”- shprehet ajo.
Me flotën tonë prej 9 avionësh në bazën e Tiranës, ne planifikojmë të rrisim frekuencat në 15 linja gjatë verës, duke u ofruar pasagjerëve tanë mbi 30 fluturime shtesë në javë.
Jose Angeja, Shefi Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës pohoi se Wizz Air aktualisht shërben në 43 destinacione nga Tirana.
“Që nga fillimi i funksionimit të tij në Aeroportin Ndërkombëtarë të Tiranës në prill të 2017, aktiviteti i Wizzer është rritur në mënyrë eksponenciale duke qenë përgjegjës për transportin e 1 milionë e 785 mijë pasagjerëve”- tha ai.
Që nga fillimi i funksionimit të tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në prill 2017, aktiviteti i Wizz Air është rritur në mënyrë eksponenciale, duke qenë përgjegjës për transportin e 1,780,000 pasagjerëve që nga 31 gushti, që përbën 54% të numrit të përgjithshëm të pasagjerëve të TIA-s në vitit 2022.
Wizz Air ishte një nga të parat linja ajrore që nisi një epokë të re të udhëtimit të dezinfektuar, me masa të përmirësuara higjienike, për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazhit në të gjithë rrjetin e saj.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta