Zbulohet plantacioni me 5050 bimë kanabisi në Greqi, në pranga dy shqiptarë

20 Shtator 2022 | 22:36

Policia greke ka zbuluar një plantacion të madh kanabisi në një zonë të paarritshme në Olimp. Mediat greke bëjnë me dije se janë zbuluar 5052 rrënjë kanabisi, sasia më e madhe e bimëve të kanabisit të kapura  në vitet e fundit.

Mësohet se në kuadër të operacionit në pranga kanë rënë dy shqiptarë.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve zhvilloi të martën një konferencë për gazetarët mbi zbulimin e fundit të një kultivimi të madh kanabisi në një zonë malore të Olimpit, në kufijtë e prefekturave Larisa-Pieria,

Ky është plantacioni i dytë i madh i zbuluar në një kohë të shkurtër nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Nën Drejtorisë së Sigurisë së Larisës, pasi u parapri nga zbulimi i 2100 fidanëve kanabis në muajin gusht në një zonë malore të Bashkisë Agia.

Në operacion morën pjesë mbi 120 policë, ndërsa sipas një deklarate të Sindikatës së Policisë së Larisës, u deshën më shumë se dy orë ecje në shtigje të përafërta për të mbërritur në vendngjarje.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të pjerrët të zonës, transporti i fidanëve të kanabisit është kryer me asistencën e Shërbimit të Transportit Ajror të Zjarrfikësve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026