3 ish-presidentët e Shqipërisë në Hagë, takime me ish-krerët e UÇK-së

21 Shtator 2022 | 09:05

Më 29 shtator, 3 ish-presidentët e Shqipërisë dhe ish-kryeministri Pandeli Majko do të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Iniciativa është ndërmarrë nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili do të jetë pjesë e kësaj vizite.

3-ish presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi do të udhëtojnë gjatë javës së ardhshme drejt Hagës ku do të takohen me ish-krerët e UÇK-së. 

Pjesë e grupimit që do të shkojë më 29 shtator në Hagë është edhe ish-kryeministri Pandeli Majko. Ndërsa nga Kosova do të jetë ish-presidenti, Behgjet Pacolli i cili është edhe iniciator i kësaj vizite.

Ish-drejtuesit e shtetit shqiptar dhe Behgjet Pacolli pritet të zhvillojnë takime me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin që po mbahen në paraburgim në Hagë. 

Lajmi bëhet me dije nga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili shkruan se ftesa u është bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. 

Sipas Zyberaj, qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë. 

Më herët në Hagë ka qenë kryeministri Rama dhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026