Presidenti Ilir Meta dekreton marrëveshjen e 5 qershorit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar këtë të premte marrëveshjen e 5 qershorit, e cila u arrit me konsensus të plotë në tryezën e Këshillit Politik, me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Marrëveshja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor kaloi në seancën e 23 korrikut në Kuvend, ndërsa mori pëlqimin e 99 deputetëve.
“Kuvendi i Shqipërisë përmes shkresës Nr.1961 Prot, datë 30.07.2020, ka përcjellë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje, ndër të tjera edhe Ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme pa asnjë vonesë ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurtë të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend”, thuhet në dekret.
Kreu i shtetit thekson se dialogun politik gjithëpërfshirës, transparent dhe i sinqertë mes forcave politike, është elementi kryesor që sipas tij afron më shpejt Shqipërinë me Bashkimin Europian.
“Presidenti Meta, rithekson edhe një herë se, dialogu politik, gjithëpërfshirës, transparent dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave.Për muaj me radhë Presidenti i Republikës ka përsëritur thirrjen që, çdo ndryshim në lidhje me ligje të rëndësishme, duhet të bëhen vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik”, sqarohet më tej.
Meta ka falënderuar partitë politike për konensusin e treguar për arritjen e kësaj marrëveshjeje, ndërsa siguron qytetarët se do të jetë gjithmonë në mbrojtje të ligjeve dhe kushtetutës së vendit.
“Presidenti Meta, gjen rastin të falenderojë të gjitha ato forca politike që me angazhimin e tyre të sinqertë dhe vullnetin e treguar në Këshillin Politik, mundësuan arritjen e këtij rezultati në 5 qershor që u kodifikua nga Parlamenti i Shqipërisë në datën 23 korrik përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat dekretohen sot. Presidenti Meta do të jetë si gjithmone në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave të patjetërsueshme, lirive dhr vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimeve të njëanshme, të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifikueshme, si ai i Kushtetutës, që asgjesojnë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë!”, thuhet në dekret, të cilin e ka shpërndarë edhe zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.
Ky hap i Kuvendit, i cili “bekoi” vullnetin e palëve në Këshillin Politik u përshëndet nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, ndërkohë apeluan që palët duhet të vijojnë dialogun intensiv për vijimin e reformave të reja.
Lexoni gjithashtu:
Marrëveshja e 5 qershorit merr 99 vota, Rama: Në 30 korrik ndryshojmë Kushtetutën
Rama në Kuvend tregon pikën e përbashkët me PD: Jam i bindur se sot do ta votojmë “5 qershorin”
Dashamir Shehi në Euronews Albania: Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta një vit para zgjedhjeve
Ndryshimet kushtetuese, ambasadorja Yuri Kim në presidencë, takohet me Metën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta