Abazoviç: Gjukanoviç nxiti ndarjet fetare dhe etnike që çuan në rënien e qeverisë
Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviç, akuzoi presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç se ka mbrojtur rrjetet kriminale brenda vendit.
Në një intervistë për “Washington Examiner”, Abazoviç tha se Gjukanoviç nxiti ndarjet fetare dhe etnike që çuan në rënien e qeverisë së tij në gusht, raportoi “Vijesti”.
Ai i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që të ndihmojë në përshpejtimin e hyrjes së Malit të Zi në BE, duke deklaruar se një bllok më i madh evropian mund të përballet më mirë kundër Rusisë.
Udhëheqësit rajonalë nxisin ndarjet etnike për të mbuluar marrëdhëniet e tyre korruptive, tha Abazoviç. Ai theksoi se nevojitet mbështetja e NATO-s dhe SHBA-së në luftën kundër ndikimit negativ rus në rajon, përfshirë Malin e Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta