150 milionë euro për Belingam, Reali e Liverpooli në garë
Dëshira për ta pasur në klub është e madhe, edhe konkurrenca po ashtu, por Xhyd Belingam vlen 150 milionë euro.
Mesfushori që luan në Bundesligë me Dortmundin është ndër emrat më të përfolur në merkaton e transferimeve. 19-vjecari luan sezonin e tij të tretë tek verdhezinjtë dhe është kthyer në një titullar absolut. Klubet e mëdha evropiane synojnë ta bëjnë të tyrin anglezin, por Dortmundi mbetet një pengesë.
Pavarësisht se lojtarin e bleu për 25 milionë euro, klubi tani kërkon plot 150 milionë, raporton Daily Mail. Pas tij janë vënë Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe së fundmi Reali I Madridit. Gjermanët ia dinë potencialin dhe absolutisht nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë lojtarin.
Klopp është një fans i talentit anglez, ndërkohë që të kuqtë tentuan ta trasnferojnë Belingam që në moshën 9-vjecare, por akordi nuk u arrit. E njëjta gjë ndodhi dhe me Haaland, me norvegjezin që në merkaton e verës u bë pjesë e Manchester Cityt.
Belingam ka shënuar 4 gola me verdhezinjtë, ndërkohë që është thirrur dhe nga kombëtarja e 3 luanëve. Që prej transferimit në Gjermani, 19-vjecari është dëmtuar vetëm dy herë, duke treguar një formë konstante.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta