A do të bëhet Tesla më inteligjente se njerëzit në vitin 2033?

21 Shtator 2022 | 15:40

Mikroçipi i ri i Teslës do të jetë bërë ‘më inteligjent’ se njerëzit deri në vitin 2033. Ky ka qenë përfundimi i një studimi të fundit rreth kompanisë.

Fuqia e tij përpunuese, sipas studimit, është aktualisht në nivelin përpunues të 36% të trurit të njeriut.

Mikroçipi D1 mund të përballojë 362 trilionë operacione në sekondë, ndërsa truri i një personi është i aftë për 1 kuadrilion operacione në sekondë (ky është numri një, i ndjekur nga 15 zero).

Studiuesit e Vanaram bënë parashikimin e tyre duke analizuar mikroçipet e shkuara dhe ato aktuale të përdorura nga Tesla, për të zbuluar se aftësia e tyre po rritet në një normë prej plot 486% në vit.

Kompania e Elon Musk është e vendosur të nxjerrë në treg çipin e ri D1 këtë vit, si pjesë e platformës së saj super-kompjuterike Dojo,– i cili pritet të jetë një pjesë kyçe e sistemit të vetëdrejtimit autopilot të firmës.

Në kohën që ju mund t’ju jetë dashur të lexoni paragrafët e mësipërm, çipi D1 do të kishte kryer 7.6 kuadrilion operacione.

Truri i njeriut, i cili trefishohet në madhësi gjatë vitit të parë të jetës dhe arrin pjekurinë e plotë në moshën 25-vjeçare, përmban rreth 100 miliardë neurone.

Inxhinierët e çipeve frymëzohen, në thelb, nga mënyra se si funksionon truri ynë, dhe sipas përllogaritjeve të mësipërme, Tesla-s do t’i duheshin vetëm 11 vjet për të arritur nivelin e një truri të pjekur njerëzor që nga fillimi i zhvillimit të tij.

Shkencëtarët kanë thënë prej kohësh se do të vijë një kohë kur AI (Inteligjenca Artificiale) do të tejkalojë kapacitetin intelektual të njeriut – megjithëse ka një gamë të gjerë mendimesh se kur kjo do të ndodhë apo edhe nëse ajo do të ndodhë.

Vetë themeluesi i Tesla-s, Elon Musk – i cili ka një kompani të dedikuar tërësisht studimit të mikroçipeve me emrin Neurolink – ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e tij rreth këtij fenomeni, duke thënë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë të vërtetë sipas tij, të pashmangshme, dhe se e vetmja mënyrë që njerëzimi do të jetë në gjendje të konkurrojë me këto makineri AI në të ardhmen është duke bashkëpunuar me to.

Musk futet në grupin e njerëzve që mendojnë se një epokë transhumanizmi është e pashmangshme, ku njerëzit cyborg – gjysmë njeri, gjysmë makineri – janë thjesht e ardhmja jonë.

Kritikë të shumtë janë shprehur vazhdimisht kundër këtyre praktikave duke i quajtur ato jo-etike, të rrezikshme apo dhe në kundërshtim me natyrën dhe vetë Zotin.

Por, ndërsa frika ndaj këtyre zhvillimeve mund të lindë natyrshëm, e vërteta është se këto inovacione kanë ndikuar pozitivisht në shumë aspekte të jetës sonë sidomos në mjekësi, ku këto mikroçipe kanë arritur të bëjnë njerëzit e paralizuar të ecin sërish apo të verbrit të shohin.

Në këtë pikë mundet vetëm të presim, për të zbuluar nëse këto parashikime do t’i rezistojnë kohës dhe nëse deri atëherë, këto makineri do të jenë kthyer në armiqtë tanë apo në aleatët tanë më të mirë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026