KESH ble 10 mln euro energji, shiu rriti nivelin e Fierzës 2 metra
Niveli i Fierzës u rrit 2 metra pas shiut të fundjavës, por KESH ka vendosur të ruajë energjinë që do të prodhohet. Me këtë zgjedhje, korporata ka blerë energji për 5 ditë, me vlerë 10 mln euro
Reshjet e fundjavës rritën me 2 metra nivelin e ujit në Fierzë duke dhënë garanci për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike. Në shifra rezerva hidrike u rrit me 43 gigavat.
Me çmimet e sotme të tregut kjo prurje energjetike kushton rreth 20 mln euro, të cilën vendi ynë mund ta shesë apo ta përdorë për nevojat e brendshme.
KESH, megjithatë ka vendosur ta ruajë këtë sasi dhe paralel ka blerë energji në treg të huaj për datat 21-25 shtator në vlerën e 10 milionë euro.
Për drejtuesit e korporatës, këto janë strategji që i paraprijnë nevojës për të garantuar energji elektrike gjatë dimrit, kur nevoja për konsum do të jetë më e lartë.
Vetëm për shtatorin, KESH ka shpenzuar 44 mln euro në treg të huaj, ndërsa që prej fillimit të vitit, fatura e blerjeve mbërrin në 295 mln euro.
Në çmimet e bursës, një megavat kushton sot 385 euro, ndërsa kërkohet që popullata të kursejë aty ku është e mundur energji.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta