Ndahet nga jeta e ëma e kryeministrit Rama

1 Gusht 2020 | 07:18

Është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta e ëma e Kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

Lajmin e njoftoi kryeministri përmes një postimi në Facebook, me të cilin përcolli trishtimin e tij.

“Ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam,” – shkroi Rama në Facebook.

Aneta do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 17:00.

Për shkak të pandemisë së COVID-19, për të cilën qeveria ka vendosur ndalim të grumbullimeve, familja e kryeministrit do ta ketë të vështirë të presë ngushëllimet.

E ëma e kryeministrit, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Dy vitet e fundit ajo vuajti përkeqësime në shëndet.

Në vitin 2018, Shërbimi Stomatologjik i Vlorës i akordoi asaj titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, titull të cilin në pamundësi për ta tërhequr vetë, e tërhoqi Edi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026