Gent Zenelaj i vendos vetes notën 8…ja për çfarë?

22 Shtator 2022 | 09:29

Në një intervistë për emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania, aktori Gent Zenelaj tregoi me çfarë note e vlerëson veten si artist, moderator dhe prind.

“Do thosha një 8 te të tria, se dhjeta është për profesorin”, tha Zenelaj.

Aktori ftoi njerëzit të shkojnë në teatër për të përjetuar emocionet e shfaqjeve.

“Duhet të vijnë sepse bileta e teatrit është më e lirë se bileta e kinemasë dhe ma besoni, magjia e teatrit është 100 herë më e madhe se magjia e kinemasë, pra teatri është nona,” – u shpreh Zenelaj.

“Ëndrra e një natë vere”, ku luan dhe vetë aktori është një nga komeditë më të bukura të Shekspirit që po vijon që të shfaqet së fundmi në skenën e Amfiteatrit të liqenit në Tiranë.

Nga data 20 e deri mbrëmjen e sotme, publiku do të ketë mundësi të shijojë një interpretim fantastik  të disa prej aktorëve më të mirë që ne kemi, me regjinë e Driada Dervishit.

“Ëndrra e një nate vere” është e vënë në skenë enkas për ambient të hapur sepse përmbush ëndrrën e çdo artisti për të interpretuar nën yje, jashtë skenës statike të teatrit. Jo më kot ajo ka “shëtitur” në shumë mjedise të tilla dhe kudo publiku e ka përqafuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026