KPA shkarkon anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi
Besnik Muçi, i zgjedhur si anëtari i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta doli sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që vendosi ta shkarkojë atë nga detyra.
Vendimi është i formës së prerë, ndaj sjell humbje të kuorumit në Gjykatën Kushtetuese, pasi e lë atë me 4 anëtarë.
Komisoneri Publik kërkoi shkarkimin e ish-prokurorit të Krimeve të Rënda me argumentin se nuk justifikon pasurinë.
Duke dalë nga salla e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pas dhënies së vendimit, Besnik Muçi tha se KPA nuk mund ta shkarkojë atë pasi nuk ka fuqi të vendosë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi i shkallës së parë e ka konfirmuar si prokuror.
“Për këtë kam njoftuar edhe drejtuesin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimim i cili me një veprim kriminal nuk ka njoftuar KPA për mbarimin e mandaitit tim si prokuror,” sqaroi Muçi.
Dështimi për të kaluar procesin e rivlerësimit i heq të drejtën subjekteve të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.
Muçi u konfirmua në detyrë në gusht të vitit 2018, por vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u ankimua në Kolegj nga Komisioneri Publik për kriterin e pasurisë.
Besnik Muçi e ka nisur karrierën në vitin 2002 si prokuror në Tiranë, ndërsa para se të kalonte në prokurorinë e Krimeve të Rënda ka punuar për një periudhë kohe në Policinë e Shtetit si drejtor i Krimit Financiar.
Lajmi në përditësim
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset