‘Synohej fshirja e të gjitha të dhënave’, Balluku: Sulmi ndaj nesh i paprecedentë

22 Shtator 2022 | 12:48

Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se Shqipëria po përballet me një sulm kibernetik të paprecedentë dhe të sponsorizuar.

Balluku sqaroi se sulmi kishte për qëllim fshirjen e të gjitha të dhënave në sistem. Ajo vlerësoi deputetin demokrat Ervin Salinji i cili sipas saj ofroi bashkëpunimin përballë situatës me të cilën përballet vendi.

“Ka qenë sulm i sponsorizuar. Po përballemi me diçka të paprecedentë. Salianji të falendroj për ofertën e bashkëpunimit. Ne këtë e vlerësojmë si qeveri dhe maxhorancë. Qëllimi i sulmit kiberentik ishte fshirja e të dhënave”, tha Balluku në Kuvend.

Balluku u shpreh se ishte e pamundur për Shqipërinë që të përballonte sulmin e mirëorganizuar në katër burime të ndryshme.

“Nuk kemi sisteme të avancuara, nuk kemi qenë të përgatitur për sulm të këtij niveli. Mos kujtoni që nuk kemi qenë nën sulme të ndryshme, hakeruesve amator dhe profesionit dhe i kemi përballur me sukses. Kjo ishte e pamundur për ne që të përballonim sulmin e mirëorganizuar në katër burime të ndryshme”, tha Balluku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026