3 ish-presidentët e Shqipërisë në Hagë, Pacolli tregon pse nuk ftoi Vjosa Osmanin

22 Shtator 2022 | 17:04

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se nuk i është dërguar një ftesë kryetares aktuale të shtetit, Vjosa Osmani për një vizitë në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Bacolli u shpreh se e dinte që Osmani do e refuzonte një vizitë të tillë.

“Në Kosovë kemi ftuar edhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu, ish-presidenten Jahjaga, të cilët për arsyet e tyre nuk i janë përgjigjur kësja ftese. Ka mbetur që vizitën ta bëj unë me ish-presidentët dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë. Jo, ajo nuk ka pasur ftesë për arsye se ne e kemi ditur se një vizitë e tillë do të refuzohej nga zonja presidente Osmani”, theksoi ai.

Më 29 shtator, 3 ish-presidentët e Shqipërisë dhe ish-kryeministri Pandeli Majko do të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.  Iniciativa është ndërmarrë nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili do të jetë pjesë e kësaj vizite.

Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë. 

Më herët në Hagë ka qenë kryeministri Rama dhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026