‘Ka ardhur koha për një trajner shqiptar’, gazetari: Kush mund ta pasojë Edi Rejan
Gazetari sportiv, Ervin Baku, thotë se ka ardhur koha që një trajner shqiptar të marrë drejtimin e kombëtares.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Baku u shpreh se një nga kandidatët më të mirë është Ilir Daja dhe tregoi arsyet përse.
“Zgjedhja e trajnerit të kombëtares është një eksluzivitet i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Nëse Reja del i pari në grup, unë mendoj që do ta rinovojnë pas nëntorit; nëse Reja nuk del i pari në grup, do të shkarkohet. Unë mendoj personalisht që ka ardhur koha për një trajner shqiptar.
Kemi të tillë shumë të mirë, por kemi një që po bën çudira të mira, fantastike. Kemi Ilir Dajën, që çoi Ballkanin e Kosovës në grupet e Europa League; që ka çuar Skënderbeun në grupet e Europa League; ka dalë kampion me Elbasanin, me Dinamon; është trajner fantastik”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta