Të djathtët mbajnë mitingjet e fundit para zgjedhjeve të së dielës në Itali
Fushata elektorale në Itali ka pasur një atmosferë festive, pavarësisht rëndësisë së zgjedhjeve të së dielës. Koalicioni i së djathtës dominon në sondazhe dhe liderja e “Vëllezërve të Italisë”, Giorgia Meloni mund të bëhet kryeministrja e parë femër e një vendi themelues të BE-së.
Liderët e së djathtës u mblodhën, në kuadër të përpjekjeve të fundit, për të bindur votuesit e pavendosur por edhe për të përshëndetur mbështetësit e shumtë që kishin ardhur për t’i takuar, pavarësisht masave të sigurisë.
Nisur nga pjesëmarrja e madhe, mund të thuhet se ata u pritën përzemërsisht nga turma. Kishte shumë optimizëm në atmosferë pasi koalicioni i së djathtës udhëheq në sondazhet e mbajtura para vendosjes së embargos së tyre, dy ditë para zgjedhjeve.
Në këtë shesh, të premten, koalicioni i majtë do të mblidhet për mitingun final dhe sfida kryesore e tij do të jenë numrat. Dy kampet garojnë se kush mbledh më shumë mbështetës. Por vetëm të dielën do të zbulojmë nëse numrat janë apo jo një tregues se kush do të arrijë fitoren në zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit