Shkatërrohet grupi “Bad Boys” në Itali, 4 shqiptarë në pranga. Kokainën e groposnin
Autoritetet italiane kanë shkatërruar grupin kriminal të shqiptarëve, që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë 35 dhe 36-vjeç.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se është vendosur arrest me burg ndaj 4 shqiptarëve të moshave 20 deri në 36 vjeç, ndërsa për 8 persona të tjerë u vendos masa e sigurimit ‘detyrim paraqitje’
Bëhet e ditur se grupi kriminal i shkatërruar nga operacioni i koduar “Bad Boys” vepronte mes Asti dhe Santa Vittoria d’Alba.
Hetimet paraprake thonë se fitimet e vlerësuara të grupit janë rreth 1.5 milionë euro. Si rezultat i operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 4.7 kilogramë kokainë, si dhe janë vënë nën hetim 30 persona, dhe u kryen 12 arrestime gjithsej.
Lënda narkotike vendosej brenda disa kavanozëve dhe më pas në nën tokë, për t’u tregtuar në zonë.
Në krye të grupit kriminal ishin dy vëllezërit shqiptar 35 dhe 36 vjeç, të cilët kanë menaxhuar gjithçka, njëri prej tyre fillimisht nga burgu i Cuneos, më pas nga shtëpia e tij, ku ishte në arrest shtëpie.
Grupi kriminal, përveç dy vëllezërve përbëhej madje dhe nga bashkëshortet dhe dy kunetërit e tyre, të cilët i përkushtoheshin veprimtarisë së fshehjes, ndalimit, furnizimit dhe shitjes së kokainës, të cilët furnizonin nipin dhe 20-vjeçarë të tjerë me një hektogram dhe të cilin e shpërndanin në sheshet mes Astit, Albës dhe Bra.
Të ardhurat nga shitja u jepeshin më pas dy vëllezërve, të cilët drejtonin efektivisht grupin kriminal.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, policia ndërhyrje speciale
- Spanjë/ Shkatërrohet banda kriminale shqiptare e trafikut të drogës, 10 të arrestuar
- Përfshihet nga flakët tarraca e një godine në Korçë
Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit