Franca merr fitoren e parë, Holanda ngjitet në krye të grupit
Franca ka marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve, ku ka mposhtur Austrinë me rezultatin 2-0.
Gjelat dhuruan një paraqitje të mirë, ku dominuan për 90 minuta. Mbappe dhe Giroud ishin autorët e golave, me sulmuesin e Milanit që vijon në super formë, ashtu si na kampionatin Italian.
Holanda është një ndër skuadrat më të suksesshme të këtij sezoni në Ligën e Kombeve, duke u renditur në vendin e parë me 13 pikë. Tulipanët fituan ndaj Polonisë së Robert Lewandowskit me rezultatin 0-2, duke regjistruar fitoren e katërt në 5 ndeshje.
Një gol i Majer 11 minuta para fundit të sfidës i dhuroi 3 pikët Kroacisë në sfidën ndaj Danimarkës. Soza kaloi në avantazh kroatët, ndërsa Eriksen solli barazpeshën e përkohshme.
De Bruyne është heroi i Belgjikës me një gol dhe një asist në fitoren e fundit ndaj Uellsit. Mesfushori i Manchester Cityt zhbllokoi rezultatin në minutën e 10, ndërkohë 17 minuta më pas asistoi për Batshuain për 2-0. More shënoi golin e vetëm për Uellsin.
Ndërkohë përballja mes Turqisë dhe Luksemburgut rezultoi një festival golash me 6 të tillë, ndërkohë të besuarit e Kuntz siguruan kalimin në Ligën B.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta