Kontroll ndërtesave pas tërmetit, procesi do kushtojë 8 milionë euro
Ndërtimet e bëra në mënyrë informale pas vitit 1990, shkollat, konviktet, spitalet, digat e minierat do të vlerësohen për sigurinë e tyre ndaj tërmeteve të fortë.
Kontrolli do të bëhet në 5 vitet e ardhshme dhe do të kushtojë 8 milionë euro.
Shqipëria cenohet nga një sërë fatkeqësish natyrore, por përmbytjet dhe tërmetet shkaktojnë mbi 50% të dëmeve në ndërtesa, sipas vlerësimeve të 40 viteve të fundit.
Komisioni do të listojë në një regjistër ndërtesat informale që janë ngritur pa marrë parasysh risqet e katastrofave. Po ashtu, do të bëhet vlerësim i sigurisë sizmike të shkollave, konvikteve, spitaleve dhe objekte të trashëgimisë historiko-kulturore.
Së treti do të shihet edhe struktura e digave mbi 20-vjeçare, të cilat mund të jetë cenuara nga tërmeti i vitit 2019 dhe minierat e parehabilituara.
Autoritetet do të përditësojnë edhe hartën sizmike, që mund të reflektojë edhe ndryshime në projektet e ndërtesave.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta