Serbia nuk do votojë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit
Serbia nuk do të votojë për të kufizuar të drejtën e vetos apo përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç për mediat në ditën e fundit të qëndrimit të tij në Nju Jork.
Siç përsëriti ai, shumë vendime të rëndësishme do të duhet të merren në dhjetë ditët e ardhshme.
Presidenti tha se është pothuajse i sigurt se Perëndimi do të përpiqet të përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Ai u shpreh se ka pasur një sërë takimesh të rëndësishme në Nju Jork, por më i rëndësishmi ka qenë me Kristalina Georgieva, kryetaren e FMN-së.
Vuçiç tregoi se Georgieva e kishte paralajmëruar për një dimër të vështirë dhe një dimër tjetër edhe më të vështirë në vijim.
Presidenti serbi tha se është takuar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Lavrov me të cilin ka pasur një bisedë konstruktive.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh