6 viktima dhe 101 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit në vendin tonë, kanë humbur jetën nga COVID-19, 6 persona duke e çuar në total numrin e viktimave në 172. Ndërsa sa i takon infektimeve të reja, nga kryerja e 474 testimeve kanë rezultuar pozitivë 101 raste.
Një nga 6 viktimat është një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital. Mes viktimave është dhe një 53 vjeç me origjinë nga Tropoja, i cili ndërroi jetë si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore.
Ka humbur jetën gjithashtu një 68-vjeçare nga Tirana, një 71-vjeçar nga Kurbini, një 79-vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77-vjeçar nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se, situata epidemiologjike në javën që lamë pas rezultoi me rritje të numrit të të prekurve nga Covid-19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.
“Java që sapo lamë, paraqiti një shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30. Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës”, tha Flutura Beqo.
Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42 657 testime molekulare dhe serologjike. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 031, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht 2 417 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin kurse në spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (3 Gusht 2020)
Testime totale 42657
Raste pozitive 5620
Raste të shëruara 3031
Raste Aktive 2417
Humbje jete 172
(Qarku Tiranë 87, Shkodër 29, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 4, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1342
Durrës 302
Shkodër 218
Fier 96
Vlorë 93
Lezhë 84
Korçë 78
Kukës 69
Elbasan 54
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 24
Lexoni gjithashtu:
Rritja e masave kundër COVID-19, Manastirliu: Të angazhuar për rritjen e mbulesës vaksinale
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta