Hakerët rusë vodhën dokumente sekrete nga e-mail-i i ministrit britanik për të ndikuar zgjedhjet

4 Gusht 2020 | 07:33

Reuters ka raportuar se hakerët rusë kanë nxjerrë dokumente tregtare tepër delikate para zgjedhjeve të vitit 2019 në Britani, në përpjekje për të ndikuar rezultatet.

Sipas lajmit, hakerët kanë hyrë disa herë në llogarinë e Liam Fox në korrik dhe në tetor të vitit 2019.

Foks ishte ministri ndërkombëtar i tregtisë në kabinetin  e Tereza Mejit, por e humbi rolin më 24 korrik.

Është e paqartë nëse janë hakuar e-mail-et e ministrisë apo të parlamentit, por mes informacionit të vjedhur ka pasur detaje për negociatat midis SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

Dominik Raab, Sekretari i Punëve me Jashtë, ka akuzuar se ka pasur aktorë rusë që kanë ndërhyrë me zgjedhjet e vitit 2019, duke marrë dokumente të rëndësishme në mënyrë të paligjshme dhe duke i përhapur në rrjete shoqërore.

Xheremi Korbin, që në atë kohë ishte kandidati për kryeministër i opozitës, tha se dokumentet e hakuara tregonin se konservatorët kishin në plan të përfshinin Shërbimin Shëndetësor të Britanisë në një marrëveshje tregtare me SHBA-të.

Një zëdhënës i qeverisë tha se kanë nisur hetimet për mënyrën se si janë marrë dokumentet, ndaj që tani e tutje nuk mund të japin komente mbi ngjarjen.

Agjencia Britanike e Krimit Kibernetik ka punuar me të gjitha forcat politike për hetimin si dhe për të shtuar mbrojtjen kundër sulmeve.

Liam foks, ndërkohë, është propozuar nga Britania si Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, detyrë që pritet ta marrë muajin që vjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026