Avdullah Hoti shkarkon bordet e 4 ndërmarrjeve publike të emëruara nga Kurti
Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, ka mbajtur sot mbledhjen korresponduese në të cilën ka marrë vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka firmosur vendimin për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike: Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. A.
Po ashtu, qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të këtyre katër Ndërmarrjeve Publike.
Pavarësisht se rezultoi i infektuar me Covid-19, kryeministri Avdullah Hoti po vijon punën në distancë, ndërsa këtë e tregoi sot me vendimin për të shkarkuar bordet e caktuara nga paraardhësi i tij në qeveri, Albin Kurti.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta