‘Fiona’ përmbyt Kanadanë, stuhia tropikale shkatërron shtëpitë e linjat energjetike

25 Shtator 2022 | 16:43

Linjat energjetike janë dëmtuar dhe shtëpitë janë përfshirë nga ujërat si pasojë e reshjeve të stuhisë “Fiona” që goditi bregun e Kanadasë.

Evente të tilla meteorologjike janë të rralla në Kanada dhe autoritetet thanë se, stuhia ishte diçka që nuk e kishin parë kurrë më parë.

“E di që është një situatë shumë e vështirë për shumë njerëz që kanë parë shtëpitë e tyre të shkatërrohen. Por jam i sigurt se këta njerëz e dinë se nuk janë vetëm dhe se ne do të jemi pranë tyre. Ne jemi këtu për të ndihmuar përmes materialeve bazë, përmes forcave të armatosura, përmes pajisjeve speciale. Po punojmë për të shtuar edhe personelin e vendosur në provinca për t’u përballur me situatën”-tha Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë

Në provincën Nova Scotia është dërguar ushtria për të ndihmuar në operacionet e pastrimit. Ajo dhe provinca të tjera përjetuan erëra që frynin deri në 160 km/h, shoqëruar me shira dhe përmbytje masive, që kanë lënë pa elektricitet disa qindra mijëra banorë.

Situatë alarmante është edhe në provincat e tjera si në Nju faund Lend, Nju Brunsvik, në disa pjesë të Kebekut, si dhe në ishullin Princi Edward.

Më herët gjatë javës, stuhia “Fiona” u përplas në Puerto Riko dhe në Republikën Domenikane, duke shkaktuar dëme të shumta në infrastrukturë dhe duke lënë banorët përveç se pa elektricitet edhe pa ujë të pijshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026