Pushime në shtator/ Manastiri i Zvërnecit, një nga preferencat e turistëve të huaj

25 Shtator 2022 | 16:54

Ditët e fundit të shtatorit e gjejnë Vlorën të mbushur me turistë të huaj, ku një prej atraksioneve kryesore mbetet Manastiri i Zvërnecit.

Nga Italia, Holanda, Franca apo Çekia turistet shprehen se në vizitën e parë në Vlorë, manastiri i Zvërnecit duhet vizituar patjetër.

“Dje po kërkonin ndonjë vend për të vizituar dhe në disa website këshillohej manastiri i Zvërnecit. Ne erdhëm nga Vlora në këmbë, bëmë rreth 2 orë ecje. Është bukur, ia vlen. Rruga ishte e shtruar, qetësi, ecëm me pishave dhe shijuam edhe natyrën me aromën e pishave, por edhe bregun e detit”- shprehet një turist.

“Vij nga Republika Çeke, banoj në Pragë. Manastiri me pëlqeu shumë. Ambienti, natyre këtu janë të mrekullueshme…..është hera e parë që vij në Vlorë, natyra, deti, njerëzit, shumë bukur këtu”

“Do të rrimë një javë në Shqipëri, dhe kemi ardhur nga Durrësi për të parë manastirin e zvërnecit. Është shumë bukur…..sikur të kishte ca shpendë, zogj, më shumë, do të ishte më bukur.”- shprehen turistët.

Sezoni turistik edhe sipas operatoreve duket se do te shtrihet edhe ne vijim , sipas rezervimeve te deritanishme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026