13 të vdekur në një shkollë në Rusi, 7 prej tyre fëmijë

26 Shtator 2022 | 12:07

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën, pasi një person ka hapur zjarr në një shkollë në Rusi.

Në mesin e viktimave janë shtatë fëmijë, thanë autoritetet, teksa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Izhevsk, në Rusinë qendrore, teksa Ministria e Brendshme ruse tha se edhe 20 persona, përfshirë edhe fëmijë, janë plagosur.

Dy mësues dhe dy roje sigurie janë në mesin e të vrarëve, thanë zyrtarët rusë.

Në momentin që ndodhi ngjarja, në godinën e shkollës ka pasur 1.000 nxënës dhe 80 mësimdhënës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026