Krerët shqiptarë i shprehin solidaritet Libanit pas shpërthimit tragjik
Shpërthimi tragjik në Liban ka shkaktuar më shumë se 100 të vdekur, me mijëra të plagosur e miliarda dollarë dëme.
Kjo ishte një goditje e rëndë për Libanin, që duhet të përballet jo vetëm me coronavirusit, por edhe me një krizë të rëndë ekonomike, e cila ka shkaktuar disa trazira në muajt e fundit.
Drejtues nga e gjithë bota i kanë shprehur ngushëllime dhe kanë ofruar solidaritet të menjëhershëm.
Kjo ngjarje ndihet më shumë sidomos nga shqiptarët, pamjet e të cilës u kanë rikthyer kujtimet e hidhura të shpërthimit në Gërdec, më 15 mars të vitit 2008 që la pas 26 të vdekur dhe mbi 350 të lënduar.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, postoi një mesazh ngushëllimi e solidariteti për popullin e Libanit.
Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit?????
So painful and sad!Death,wounds, destroyal that left us breathless and speechless..Condoleances and solidarity with the people of Lebanon????? pic.twitter.com/B4z8QdFpEd
— Edi Rama (@ediramaal) August 4, 2020
Presidenti shqiptar, Ilir Meta, po ashtu u shpreh se mendimet mendimet dhe lutjet e tij janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik!
Solidaritet është ofruar dhe nga krerët e Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti Hashim Thaçi.
Our condolences to all those affected by the explosion in #Beirut
Our hearts are with the families of the victims and the people of #Lebanon.— Avdullah Hoti (@Avdullah) August 4, 2020
Presidenti Hashim Thaci
Heartbreaking and tragic images from #Beirut. Our thoughts and prayers go to the injured and families of victims. #Kosovo stands by #Lebanon in this difficult time.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 4, 2020
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta