Shpërthimi në Bejrut, shtete të ndryshme shfaqin gatishmëri për të ndihmuar Libanin

5 Gusht 2020 | 08:50

Teksa numri i viktimave në Bejrut vazhdon të rritet, shumë udhëheqës shtetesh kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Libanin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi mbrëmjen e së martës se SHBA-të janë gati për ta ndihmuar Libanin. Në një deklaratë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Trump hodhi dyshimet se shpërthimi mund të ketë qenë një sulm. Ai tha se kishte diskutuar për këtë edhe me gjeneralët e tij.

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo shprehu ngushëllime për viktimat ndërsa shtoi se SHBA-të janë duke monitoruar situatën në gatishmëri të plotë për të ndihmuar njerëzit e Libanit për ta kaluar “këtë tragjedi të rëndë”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shkroi në Twitter se “Franca i qëndron përkrah Libanit”. Ai shtoi se shteti francez do t’i dërgojë menjëherë Libanit disa tonelata materialesh sanitare.

Kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh gjithashtu për situatën në Liban. Ai shkroi në Twitter se Britania e Madhe do të  japë  kontributin e saj për të tejkaluar këtë “incident të tmerrshëm”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i shprehu ngushëllime Presidentit libanez Michel Aun përmes një telefonate, ku sipas mediave turke i përcolli edhe gatishmërinë për të ndihmuar. Njësoj gatishmëri kanë shfaqur edhe udhëheqësit e Arabisë Saudite dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme.Paraqitje grafike e vendndodhjes së shpërthimit në Bejrut të Libanit.

Kryeministri i Libanit Hassan Diab deklaroi të martën se “përgjegjësit për shpërthimin do ta paguajnë shtrenjtë”. Deri më tani shkaku i shpërthimit i është faturuar mungesës së sigurisë në një magazinë ku mbaheshin kimikate të konfiskuara. Diab apeloi për ndihmë ndërkombëtare teksa e deklaroi të mërkurën ditë zije.

Shpërthimi në Bejrut ndodhi në një kohë kur së fundmi ka pasur përshkallëzime të tensionit mes Izraelit dhe grupit ushtarak Hezbollah në kufirin jugor të Libanit.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi theksoi në një dalje për shtyp se ngjarja, që sipas gjykimit të tij “ka gjasa të jetë aksidentale” kërkon kujdes “për të mos spekuluar”. Ashkenazi dhe ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz shprehën gatishmëri për të ofruar ndihmë humanitare.

Shpërthimi i madh i ndodhur pasditen e së martës në zonën portuale të Bejrutit ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të qytetit, ndërsa deri më tani është raportuar se i ka marrë jetën rreth 100 personave dhe ka plagosur mbi 4 mijë të tjerë.

Bejruti i shkatërruar brenda pak çastesh, pamjet befasojnë vendasit e turistët

Bejruti i shkatërruar brenda pak çastesh, pamjet e qytetit të rrënuar befasojnë vendasit e turistët.

Presidenti libanez, Michel Aoun, ka deklaruar se në portin e kryeqytetit janë magazinuar për gjashtë vite rreth 2750 ton nitrat amoniumi, lëndë shpërthyese që përdoret për bomba dhe për pleh kimik.

Zyrtarët e kanë ende të paqartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, ndërkohë që burime nga mediat thonë se shkak mund të jetë bërë përpjekja për të salduar një vrimë në pajisjet e magazinës.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ekipet e shpëtimit po i kërkojnë trupat në det. Shumë prej të vdekurve ishin punonjës të portit dhe të doganës, si dhe banorë që po kalonin në rrugët pranë.  

 

Lexoni gjithashtu:

Shpërthimi në Bejrut, mbi 100 të vdekur dhe 4 mijë të plagosur

Shpërthimi në Bejrut, miliarda dollarë dëme materiale

Krerët shqiptarë u shprehin ngushëllime e solidaritet Libanit pas shpërthimit tragjik

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026