Fitoi zgjedhjet në Itali, Meloni kundërshtarin më të madh politik e ka në shtrat

26 Shtator 2022 | 16:49

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme.

Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë, duke udhëhequr qeverinë e ekstremit të djathtë që nga epoka fashiste e Benito Musolinit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meloni është shprehur se me këtë fitore të së djathtës, në Itali është shkruar historia.

Ajo ia ka dedikuar fitoren militantëve të partisë dhe atyre të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.

Por kush është rivali i saj më i madh në politikë?

Kundërshtari i saj më i madh në politikë është partneri dhe babai i vajzës së saj të vetme. Partneri i yllit të së djathtës ekstreme italiane ka bindje politike krejt të kundërta nga Meloni.

41-vjeçari Andrea Gianbruno është pro legalizimit të kanabisit, ai është gazetar dhe ka bindje të majta.

Nëse Meloni merr postin e kryeministres në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës, atëherë të gjithë sytë do të jenë edhe tek partneri i Melonit sipas mediave të huaja. Meloni dhe Gianbruno u takuan për herë të parë në prapaskenat e një emisioni televiziv.

Giabruno ka thënë për mediet italiane se Meloni e ngatërronte atë me një asistent emisioni. Ata i ka bashkuar, siç thotë ajo, emisioni “ Quinta Colonna”.

“Nuk e di, sytë tanë u takuan për herë të parë dhe ndjeva diçka të çuditshme. Që nga ai moment fillova të flirtoja me të”, ka  thënë gazetari për partneren e tij me bindje të djathta.

“Andrea është një baba fantastik, është shumë i përfshirë me vajzën e tij gjashtëvjeçare. Ai kalon një javë në Milano çdo muaj, por kur është këtu (në Romë) pothuajse gjithmonë punon në mbrëmje për të qenë gjatë gjithë kohës pranë vajzës së tij. Njëri ndihmon tjetrin, ne plotësojmë njëri-tjetrin”, thotë Meloni.

Ajo pranon se ka kërkuar mendimin e tij për çështje të ndryshme, por vetëm deri në një pikë.

“Kur jemi bashkë, përpiqem ta lë jashtë politikën, të shkëputem. Nuk është e lehtë sepse edhe ai po i shikon të gjitha diskutimet. Diskutojmë për çiftet e të njëjtit seks, çështje morale, legalizimin e drogave të lehta… Nuk mendojmë njësoj”, ka thënë  Meloni.

Partia e Giorgia Melonit e themeluar në 2012-ën,  e ka prejardhjen nga një lëvizje e pas luftës që u ngrit nga fashistët e diktatorit Benito Musolini.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026