Paralajmërim për përmbytje në Kosovë, Hoti kërkon të merren masa

5 Gusht 2020 | 12:22

Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës thotë se për shkak të reshjeve të shiut, që nisën të mërkurën në mëngjes, në disa zona mund të ketë përmbytje. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe nesër dhe në ditët në vijim, thuhet në njoftimin e institutit.

“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime”, thuhet në deklaratën për media.

“Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, vijon njoftimi i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se pas paralajmërimeve për vërshime të mundshme, ekipet emergjente kanë rritur shkallën e gatishmërisë për të ndërhyrë në rast nevoje.

“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Të mërkurën në Kosovë, që në orët e hershme të mëngjesit kanë nisur reshje të vazhdueshme të shiut, të cilat po vazhdojnë ende.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026