Verdho: Prodhimi i energjisë nga anijet e Triportit nis në fund të 2022-shit
“Prodhimi i energjisë elektrike nga dy anijet lundruese në Triportin e Vlorës pritet të nisë në fund të këtij viti”.
Kështu u shpreh Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho, në një intervistë për “Euronews Albania”.
Ai tha se çdo gjë po bëhet gati për të vënë në funksion këto anije lundruese.
“Ajo çka ne kemi luftuar gjatë këtij viti është TEC-i lundrues i Triportit, ku sot ne kemi dy anijet që do prodhojnë 114 megavat në orë. Sot anijet janë pozicionuar në Petroliferë; janë porositur që në korrik pjesët e këmbimit që do vihen në funksion. Në këtë javë vjen edhe transformatori i madh.
Ndërkohë, KESH-i ka hapur një procedurë për dragimin e vendit ku do pozicionohen anijet në muajin e ardhshëm. Në fund të këtij viti, kur konsumi është më i lartë dhe kur çmimet do kapin skajet në bursë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta