Çfarë është nitrati amonit që shkaktoi shpërthimin shkatërrimtar në Bejrut?
Shpërthimi masiv që shkatërroi një pjesë të madhe të Bejrutit kishte forcën goditëse të një tërmeti.
Ishte shpërthimi më i fuqishëm në historinë e kryeqytetit libanez, një vend i cili ka përjetuar një luftë të përgjakshme civile në vitet 1975-1999, ka një histori të gjatë konflikti me Izraelin si dhe sulme të ndryshme terroriste.
Qeveria e Libanit deklaroi se ngjarja erdhi si pasojë e shpërthimit të nitratit të amonit, i cili ndodhej i depozituar në portin e kryeqytetit. Ekspertët pretendojnë se kjo ka ndodhur pas një zjarri që kishte rënë pranë një magazine fishekzjarrësh fare pranë vendngjarjes.
Tragjedia ka ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi arsyet përse kjo lënë u mbajt e depozituar për një kohë kaq të gjatë dhe në kushte aspak të përshtatshme.
Çfarë është nitrati amonit?
Nitrati amonit është një substancë kristalore pa erë e cila përdoret kryesisht si pleh. Në bujqësi, fermerët e përdorin me shumicë pasi aplikimi i tij lejon nitrogjenin – një element i rëndësishëm në rritjen e bimëve – që të shpërndahet në tokë.
Substanca nuk është lehtësisht e djegshme por mund të shpërthejë nëse bie në kontakt me një tjetër burim që ndizet lehtë, ose në prani të një nxehtësie të lartë.
Trevor Lawrence, ekspert i municioneve dhe eksplozivëve, tha për Euronews se “nitrati amonit është një substancë relativisht e qëndrueshme, por në rast se kontaminohet si pasojë e vendosjes në kushte jo të përshtatshme, mund të kthehet në një element i rrezikshëm”.
Depozitimi i nitratit të amonit shpeshherë vendoset mbi rregulla strikte: si për shembull, larg zjarrit apo burimeve të nxehtësisë dhe larg zonave rezidenciale.
Në shumë vende të Bashkimit Europian kërkohet që nitratit të amonit t’i shtohet bikarbonat kalciumi në mënyrë që të përftohet nitrat amonit me kalcium, një element shumë më i sigurt.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti i Libanit kërkon transparencë për shpërthimin, shkak dyshohet neglizhenca
Tragjedia në Bejrut, 200 mijë persona mbeten pa strehë, zhduken rezervat e ushqimit dhe mjekësore
BE aktivizon mekanizmin e mbrojtjes civile në ndihmë të Libanit
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq