Pandemia, Meta: Qeveria të rrisë buxhetin për shëndetësinë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke shprehur shqetësim për rritjen e numrit të viktimave dhe të infektuarit nga COVID-19, i ka bërë thirrje qeverisë që të rrisë investimet në sektorin e shëndetit publik.
Z. Meta në apelin e tij kërkon angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore në luftën ndaj virusit dhe shtimin e kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve.
“Përsëris me forcë thirrjen drejtuar qeverisë për të shtuar buxhetin e sektorit të shëndetësisë, dhe marrjen pa vonesa të të gjitha masave për shtimin e ambienteve të terapisë intensive, për më shumë pajisje dhe gjithçka të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve”, shprehet z. Meta.
Presidenti nga ana tjetër ka shprehur vlerësim për punën e kryer deri tani nga mjekët por edhe angazhimin dhe masa e marra nga institucionet përgjegjëse në përballimin e pandemisë.
Z. Meta gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet për përdorimin e maskave dhe respektimin e distancimit fizik.
Gjatë dy ditëve të fundit, Shqipëria ka pasur një numër rekord të infektuarish, përkatësisht 139 të prekur gjatë ditës së martë dhe 130 të hënën. Deri tani numërohen 182 persona të vdekur nga COVID-19 si dhe 2 589 persona të infektuar aktivë.
Lexoni gjithashtu:
Rekord të infektuarish dhe 6 viktima nga Covid-19 në Shqipëri
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta