Keqinformimi në rrjetet sociale, një kërcënim mbi përpjekjet për vaksinën kundër coronavirusit
Teksa bota po garon për gjetjen e një vaksinë për të parandaluar COVID-19, autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar janë të shqetësuar se keqinformimi mbi vaksinën po kthehet në një dukuri në rritje.
Sipas një sondazhi të YouGov, 1 në 6 britanikë refuzojnë të vaksinohen, ndërsa shumë të tjerë janë shprehur se nuk janë të sigurt nëse do të pranojnë të vaksinohen.
Studimi i Qendrës për Kundërvënien e Gjuhës së Urrejtjes Digjitale, zbuloi së fundmi se personat që marrin informacionet nga rrjetet sociale janë më të prirur për ta hezituar vaksinën.
Sipas drejtorit ekzekutiv të kësaj qendre, Imran Ahmed, kjo prirje vjen si pasojë e “keqinformimit të pakontrollueshëm që ndodh në rrjetet sociale”
Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se algoritmet e rrjeteve sociale promovojnë përmbajtje përçarëse.
Për autoritetet shëndetësore që gjenden në frontin e luftës, mosbesimi kundrejt vaksinave nuk është një fenomen i ri. Megjithatë, doktorët shprehen se po kthehet në një trend të zakonshëm për ta që “edukojnë pacientët mbi rreziqet e përdorimit të internetit për të këshilla shëndetësore”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shpresojnë që vaksina mund të parandalojë infektimin me COVID-19, por derisa shkencëtarët ta zbulojnë atë, “mbrojtja më e mirë kundër sëmundjes është distancimi social, mbajtja e maskës dhe larja e shpeshtë e duarve”.
Lexoni gjithashtu:
Shpresë për vaksinën, eksperti i SHBA: Urojmë të jetë gati në 2021
BE, diskutime për blerjen e 300 milionë vaksinave anticovid për banorët e vendeve anëtare
Italia shpresë për vaksinën, i bashkohet grupit të Oxford: 400 milionë doza gati në fillim të 2021
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.