Bejrut, vijojnë hetimet për shpërthimin; në qytet 300 mijë të pastrehë

6 Gusht 2020 | 08:49

Autoritetet që po hetojnë shpërthimin e ndodhur në Bejrut janë të fokusuar tek neglizhenca. Tonelata eksploziv ishin magazinuar pranë portit prej 6 vitesh dhe pyetja që shtrohet është kush e dinte që ndodheshin atje? Zyrtarë të shumtë të portit janë tani në arrest shtëpie.

Ndërkohë, zona pranë vendit të shpërthimit mbetet e izoluar. Ekipet e shpëtimit kanë vijuar kërkimet, pasi rreth 100 persona konsiderohen të humbur.

Shkatërrimi që solli shpërthimi ishte aq i madh sa qw guvernatori i Bejrutit thotë se 300 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë.

Shumë prej tyre po përpiqen të shpëtojnë ç’të mundin.

“Kur erdha këtu të merrja nënën dhe vëllain mu desh të ecja. Pash shumë njerëz të lënduar dhe të vdekur. Ishte e tmerrshme”, tregon Gina Voitier, banore e Bejrutit.

Ndërkohë, vullnetarët kanë mbushur rrugët për të pastruar rrënojat e ndërtesave, ndërsa të tjerë kanë vizituar zonat më të prekura nga shpërthimi.

“Ato që sheh këtu të bëjnë për të qarë. Vendi është në luftë. Sa herë që shkojmë një hap përpara zmbrapsemi 10 hapa pas. S’kam ç’të them më. Zoti ndihmoftë Libanin”, thotë Walid Aoun, banor i Bejrutit.

Një numër vendesh kanë ofruar asistencë humanitare. Tre avionë francezë me 55 efektivë dhe furnizime u dërguan që dje.

BE planifikon gjithashtu të dërgojë pajisje kërkim-shpëtimi.

Por nevojitet edhe ushqim. Libani importon gjithçka dhe me portin e shkatërruar siguria e ushqimeve është në rrezik.

Menjëherë pas shpërthimit, në spitalet e Bejrutit mbizotëroi kaosi. Ato po luftonin me pandeminë dhe menjëherë u mbingarkuan. Ato dolën jashtë funksionit dhe mbeten të mbyllura.

Spitali “Saint Georges” në afërsi të vendit të shpërthimit u dëmtua rëndë dhe shumë anëtarë të stafit u vranë. Drejtuesit u detyruan të zhvendosnin pacientët në struktura të tjera.

“Ka dëme në të 5 katet. Që prej natës së shkuar evakuojmë pacientë në një spital të improvizuar dhe po u japim atyre ndihmën e parë”, thotë doktor Kamal Haddad.

Një gjendje e jashtëzakonshme dyjavore është shpallur dhe një seri fondesh janë vënë në dispozicion, por rikuperimi nga shpërthimi do të kërkojë kohë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026