Gazi rus derdhet në det, autoritetet gjermane: Akt sabotazhi
Autoritetet në Gjermani dhe Danimarkë kanë nisur hetimet për rrjedhjen masive të gazit nga gazsjellësit “Rrjedha e Veriut” 1 dhe 2.
Njollat e gazit u konstatuan fillimisht ditën e hënë në ujërat daneze dhe suedeze nga gazsjellësi i dytë dhe më vonë nga ai i parë, si pasojë e një humbjeje në pompat e presionit.
Duke cituar burime federale, gazeta gjermane “Tages shpigel” raporton se ka pak gjasa që rrjedhjet të jenë aksidentale dhe po konsiderohen nga autoritetet si akte të pastra sabotazhi.
Aktualisht asnjë nga gazsjellësit nuk çon gaz nga Rusia drejt Gjermanisë. Kjo, pasi funksionimi i “Rrjedha e Veriut 2” u pezullua menjëherë pasi përfunduan punimet; ndërsa sa i takon njëshit, ishte Moska zyrtare që ndërpreu furnizimet më herët gjatë muajit. Pavarësisht kësaj, të dyja strukturat janë të mbushura me gaz.
Pas konstatimit të parë ditën e hënë, zyrtarët e marinës daneze shpërndanë një paralajmërim për lundërtarët dhe caktuan një zonë ndalimi prej 5 miljesh detare përreth gazsjellësit, pasi ujërat e ndotura konsideroheshin të rrezikshme për trafikun detar.
Ndërkohë, kompania që menaxhon gazsjellësit ka deklaruar se për momentin është e pamundur të thuhet se kur ata do të jenë sërish operativë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni