75-vjetori i Hiroshimës në Japoni, qytetarët përkujtojnë hedhjen e bombës atomike

6 Gusht 2020 | 10:05

6 gushtin e vitit 1945, bombarduesi amerikan “Enola Gay” hodhi një pajisje bërthamore të quatur “Djali i Vogël” mbi qytetin e Hiroshimës, duke vrarë rreth 140 mijë njerëz.

Tre ditë më vonë, një bombë e dytë u hodh në Nagasaki dhe brenda 2 javësh Japonia u dorëzua duke i dhënë fund Luftës II Botërore.

Të mbijetuar dhe familjarë të viktimave u mblodhën të enjten në Parkun e Paqes për 75-vjetorin e ngjarjes.

Të pranishmit mbajtën disa minuta heshtje, ndërsa kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe vendosi një buqetë me lule në memorialin në nder të viktimave.

Eksperienca me luftën ka bërë që në vend të lindë një lëvizje pacifiste që lobon për një botë pa armë bërthamore.

Kryetari i Bashkisë së Hiroshimës ishte i pari që mbajti një fjalim.

“Nuk duhet të lejojmë që e kaluara e dhimbshme të përsëritet. Shoqëria civile duhet ta refuzojë nacionalizmin dhe të bashkohet ndaj të gjitha kërcënimeve”, deklaroi Kazumi Matsui.

Ndërsa kryeministri përsëriti angazhimin për një Japoni jobërthamore.

“Vendi ynë do t’u përmbahet parimeve jobërthamore dhe do të shërbejë si urë për vendet që kanë pozicione të ndryshme lidhur me këtë çështje. Duke bërë thirrje vazhdimisht për bisedim dhe ndërveprim nga çdo vend, Japonia do të bëhet lidere e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar drejt realizimit të një bote pa armë bërthamore”, deklaroi Abe.

Të mbijetuarit e shpërthimit kanë ftuar liderët botërorë të vizitojnë Hiroshimën dhe të njihen me efektet e një bombe atomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026