Prangat ishin ‘show’, Brahimaj: Mjekët nuk janë kriminelë, po akuzohen pa vendim
Fatmir Brahimaj, president i këshillit kombëtar, të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë thotë se prangat në duart e mjekut Fitim Marku në spitalin e traumës disa ditë më parë ishin show.
Në një intervistë për Euronews Albania, Brahimaj u shpreh se shpesh mjekëve u janë vënë prangat për raste jo të hetuar apo gjykuara plotësisht.
Sipas tij, këto mënyra të bujshme dhe shpesh të nxituara nuk ndihmojnë luftën ndaj korrupsionit, madje dëmtojnë sistemin.
“Shpesh mjekëve u janë vënë pranga për fakte korruptive jo plotësisht të hetuara apo gjykuara, jo rrallë kemi parë dhunë ndaj mjekëve verbale dhe fizike. Urdhri i Mjekëve ka shprehur shqetësimin për vendosjen e prangave në mënyrë të tillë flagrante të bujshme dhe të nxituar pasi mjeku nuk është kriminel dhe nuk është rrezik për Shqipërinë. Çdokush që shkel një rregull do ketë pasojë, por duhet të merret koha e duhur duke bërë hetimet. Këto mënyra nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, por dëmtojnë sistemit dhe zbehin punën e pamohueshme të bluzave të bardha”, u shpreh mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta