Vllaznia një hap larg historisë, shkodranet synojnë fitoren ndaj Vorsklas
Vllaznia në futboll për femra synon kalimin më tej në UEFA Champions League, ndërkohë që të mërkurën luhet akti i dytë ndaj Vorskla Kharkivit.
Shkodranet i kanë dhënë fund përgatitjeve, ndërkohë që gjithçka duket gati në kampin kuqeblu.
Për menaxherin Oliver Matija, synimi i vetëm është fitorja, për të cilën do të jepet maksimumi.
Mesfushorja amerikane që aktivizohet tek Vllaznia, Megan Kavano shprehet se skuadra duhet të tregohet e kujdesshme dhe të shfrytëzojë mundësitë që krijohen.
“Mendoj se kundërshtaret kanë avantazh gjatësinë fizike, por nuk besoj se do të ndikojë. Shanset janë të barabarta për të kaluar më tej. Ajo çka duhet të bëjmë është të finalizojmë rastet që na vijnë dhe të luajmë të bashkuar. Kjo ndeshje nuk është e rëndësishme vetëm për Vllazninë, por për të gjithë vendin”, shprehet ajo.
Arbenita Curraj ishte mungesa e madhe për Vllazninë në ndeshjen e parë, ndërkohë që tashmë duket se është në dispozicion të trajnerit.
Ndeshja e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që për shkak të gjendjes së shkaktuar nga lufta, të dyja përballjet luhen në ‘Loro Boriçi’.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta