Përfshihet nga zjarri fabrika e këpucëve në Çorovodë, nuk ka të lënduar

6 Gusht 2020 | 16:48

Një fasoneri në Çorovodë të Skraparit është përfshirë në flakë pasditen e së enjtes.

Mësohet se nuk ka pasur punonjës të lënduar, edhe pse disa prej tyre kanë qenë në fabrikë në momentin e rënies së zjarrit.

Shkak për rënien e zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike duke bërë që flakët të përhapen në të gjithë ndërtesën.

Zjarri është përhapur në mënyrë të shpejtë për shkak të materialeve plastike dhe lëkure.

Kjo gjë ka vështirësuar dhe punën e zjarrfikëses për të vënë nën kontroll flakët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026