PDK i përgjigjet Vetëvendosjes, kërkohen sqarime për nismën e mocionit ndaj qeverisë
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas nismës së Lëvizjes Vetëvendosje për mbledhjen e nënshkrimeve për nisjen e një mocioni për shkarkimin e qeverisë së Avdullah Hotit.
Përmes një komunikate për media, PDK ka përcjellë deklaratën e sekretarit të saj, deputetit Uran Ismaili, i cili kërkon sqarime nga partia e Albin Kurtit lidhur me nismën për mocionin.
“Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media, paralajmëroi fillimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, por shpresat i paska varur në Partinë Demokratike të Kosovës. Në një moment të këtillë, kur kjo parti po kërkon bashkëpunim të drejtpërdrejtë me PDK-në, atëherë pashmangshëm shtrohen disa çështje që kërkojnë përgjigje publike. E para, LVV duhet të tregojë se çfarë ndodhi që i paska fshirë vijat e kuqe me PDK-në? E dyta, LVV duhet të tregojë sa është serioze në iniciativën për mocionin që e ka nisur në Kuvendin e Kosovës?”, thotë Ismaili.
Sipas Ismailit, Vetëvendosje duhet të dëshmojë se, pos votave të PDK, – të cilat i kërkon, – duhet të sigurojë mbështetje edhe nga subjektet tjera për të arritur 61 votat e nevojshme, pasi një dështim i mocionit do t’ia “zgjaste jetën” qeverisë aktuale për së paku gjashtë muaj.
“Nga përvoja e kaluar, ky duket më shumë si një show politik i radhës sesa një përpjekje e sinqertë. Sepse, votat e LVV-së dhe PDK-së nuk mjaftojnë për rrëzimin e Qeverisë. Përkundrazi, e shtyjnë këtë qeveri edhe për 6 muaj, sepse ligji thotë që mocioni i mosbesimit mund të ngritet vetëm një herë në gjashtë muaj. Prandaj, VV duhet të tregojë se a e ka kontaktuar paraprakisht ndonjë parti politike që t’i japë formë dhe përmbajtje këtij bashkëpunimi që po kërkon nga PDK? A e mendon seriozisht rrëzimin e Qeverisë, pra sigurimin e 61 votave, apo është iniciativë vetëm për show politik?”, thekson tutje ai.
Madje deputeti Uran Ismaili akuzoi Vetëvendosjen për standarde të dyfishta lidhur me këtë nismë në kohë pandemie, pasi e njëjta parti kishte akuzuar partitë tjera se e rrëzuan atë nga pushteti në kohë krize me pandeminë.
“Tema e radhës lidhet me dyshimin tonë ndaj iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosje në kohë pandemie. Kur LDK nisi mocionin për Qeverinë Kurti, Lëvizja Vetëvendosje ankohej për rrëzimin e Qeverisë në kohë pandemie me vetëm 15 raste infektimi në ditë. E tani kur Kosova është ndoshta në kulmin e pandemisë, me nga 15 raste të vdekjeve dhe mbi 200 të infektuar në ditë, kjo sot nuk po i pengon Lëvizjes Vetëvendosje për ta ndërmarrë iniciativën e mocionit të mosbesimit për Qeverinë. Pra, kemi të bëjmë me standarde të dyfishta të VV-së”, shton ai.
Të enjten Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të iniciar mocionin për shkarkimin e Qeverisë Hoti.
Lexoni gjithashtu:
Lëvizja Vetëvendosje nis mocion për rrëzimin e qeverisë në Kosovë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta