Mashtronin të huajt, pranga administratorit dhe menaxheres së Call Center-it

28 Shtator 2022 | 14:21

Dy persona janë arrestuar nga policia në Shokodër dhe tre të tjerë janë proceduar, pasi akuzohen se mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Të arrestuarit janë, administratori i Call Center-it J. P., 28 vjeç dhe menaxherja e subjektit, shtetasja rumune, F. P., 36 vjeçe.

Në kërkim, janë shpallur shtetasit E. S., 34 vjeç, banues në Shkodër, D. Sh., shtetas izraelit, banues në Tiranë dhe L. Gj., 25 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist teknologjie pranë subjektit call center.

Të arrestuarit, në bashkëpunim me 3 të shpallurit në kërkim, kishin punësuar disa operatorë, të cilët telefononin shtetas të ndryshëm dhe i mashtronin ata që të kryenin investime në bursa fiktive.

Gjatë kontrollit në këtë subjekt janë sekuestruar edhe 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për lotari të palejuara.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026