Marrëveshja me Rusinë, Vuçiç: Serbia po sulmohet për një dokument burokratik

28 Shtator 2022 | 15:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa foli për presionet e pretenduara ndaj Serbisë, tha se “një dokument burokratik, pa asnjë peshë të rëndësishme” u përdor në media për të sulmuar Serbinë.

Vuçiç nuk specifikoi se për cilin dokument po fliste, por deklaratat e tij vijnë disa ditë pasi Bashkimi Evropian kritikoi Serbinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e politikës së jashtme me Federatën Ruse.

Më 23 shtator, ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Serbisë, Sergei Lavrov dhe Nikolla Sellakoviç, nënshkruan Planin e Konsultimeve të Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve për dy vjetët e ardhshëm.

Plani konsultativ 2023-2024 i Serbisë dhe Rusisë u nënshkrua në Nju Jork në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ky është dokumenti i parë diplomatik që Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar që nga 24 shkurti, kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Përmbajtja e Planit të Konsultimeve nuk është bërë publike.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha më 26 shtator se BE-ja është “seriozisht e shqetësuar” për afrimin e Serbisë me Rusinë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, tha më 26 shtator se në rrethanat aktuale “pres që Serbia të qëndrojë në mbrojtje të vlerave evropiane dhe të së drejtës ndërkombëtare”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026