“Do dëgjohet zëri i drejtësisë”, gazetari komenton veprimet e Ramës ndaj Ahmetajt
Gazetari Astrit Lumezi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se tani që Arben Ahmetaj nuk ka asnjë post politik, shumë shpejt mund të flasë drejtësia.
“Nuk besoj që Rama është ndikuar nga akuzat e opozitës sepse atyre akuzave iu ka dhënë përgjigje, por e ka mbajtur Ahemtaj rreth vetes duke i dhënë një mbështetje politike, paprekshmërie. Në momentin që zhvishet nga të gjitha postet, atëherë kjo do të thotë që duhet të jetë shumë afër dëgjimi i zërit të drejtësisë. Për mua është një pikëpamje e madhe që z. Rama ka akses tek drejtësia dhe di se cilat do të jenë hapat e mëtejshme të saj. Do ishte mirë që ai të qartësohej për akuzat”, u shpreh Lumezi.
Pas 9 vitesh Arben Ahmetaj nuk do të ketë asnjë post të rëndësishëm në Partinë Socialiste.
Një ditë më parë, kryeministri Rama vendosi ta largonte edhe nga drejtimi i qarkut të Vlorës. Tanimë ai do të ushtrojë vetëm detyrën e deputetit.
Arben Ahmetaj e ka nisur angazhimin në Partinë Socialiste që në kohën kur në pushtet ishte Fatos Nano.
LEONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta