Eksperti: Zgjedhjet vendore, një nga arsyet pse qeveria këmbëngul për amnistinë

29 Shtator 2022 | 09:29

Eksperti i ekonomisë, Gent Beqiri, thotë se këmbëngulja e qeverisë për të miratuar projektligjin për aminstinë fiskale mund të lidhet edhe me zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Beqiri u shpreh se në të tilla raste lehtësohen individë të cilët do duhet të ishin subjekt i agjencive ligjzbatuese, por bëhen subjekt i pastrimit të parave dhe kanë mundësi për të bërë biznes.

“Ndoshta urgjenca lidhet me situatën ekonomike, me nevojën për të grumbulluar më shumë para; ndoshta dhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm janë një element që bëjnë pjesë në këtë paketë. Normalisht, këta individë, në vend që të jenë subjekt i agjencive ligjzbatuese, bëhen subjekt i pastrimit të parave apo mundësisë për të bërë biznes.

Është e kuptueshme që ka disa kohë që edhe qeveria edhe kryeministri e kanë lançuar atë, bazuar edhe në fushatën e pyetjeve me publikun. Ka shumë çështje dhe shqetësime që duhen të ngrihen”, theksoi ai.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur për të vijuar me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale për paratë e shqiptarëve.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, numri një i qeverisë theksoi se amninistia do të bëhet sepse e kërkon shumica e shqiptarëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026