Ministri i Jashtëm çek viziton sot Kosovën

29 Shtator 2022 | 09:55

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Jan Lipavský, do të vizitojë Kosovën këtë të enjte.

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Jan Lipavský do të takohet me liderët shtetërorë.

Në orën 12:00, ai do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti do të ketë takim në orën 14:15.

Lipavský do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me të cilin do të ketë edhe konferencë të përbashkët për media.

Para se të vizitojë Kosovën, Lipavský ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave do të rihapet gjatë presidencës çeke të Bashkimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026