Me 239 km/h në rrugën Tiranë-Elbasan, ndëshkohet “piloti” me ‘Benz’

7 Gusht 2020 | 14:31

Policia Rrugore ka gjobitur me dhjetëra drejtues automjetesh për tejkalim shpejtësie dhe mos vendosje të rripit të sigurimit por edhe për përodrim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë ditës së sotme, policia ka ushtruar kontroll me radar dhe alkooltest në disa akse rrugore të qarkut Elbasan dhe konkretisht në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Krrabë-Elbasan.

Në akset Peqin-Rrogozhinë dhe Krrabë-Elbasan 17 leje drejtimi të pezulluara gjatë ditës së sotme, konkretisht:

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që qarkullonin ne shpejtësi nga 120 deri në 140 km/h, ndërkohë që tabela lejon të qarkullosh me 80 km/h.

Ndërkohë në aksin rrugor Krrabë-Elbasan gjatë mesditës së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 9 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 150 km/h deri në ekstrem 239 km/h, ku tabela lejon 110 km/h.

Rekordin e shpejtësisë e ka shënuar një drejtues i një makine tip “Benz”, i cili u kap nga policia në vendin e quajtur Lixhat duke ecur me shpejtësi 239 km/h.

Po nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë vendosur 23 masa administrative për parakalime të gabuara për manovra të rrezikshme në rrugë.

19 drejtues mjetesh janë dërguar në OASH, për mosvendosje të rripit të sigurimit.

21 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

3 masa maksimale me vlerë 30.000 lekë të rinj secila, për shpejtësi tej normave të lejuara, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026