Infektohet klubi i Prishtinës, 7 pjesëtarë të skuadrës të prekur nga coronavirus
Klubi i Prishtinës ka njoftuar se 7 pjesëtarë të skuadrës kanë rezultuar pozitiv me coronavirus. Në postimin e klubit thuhet saktësisht se 3 prej tyre janë futbollistë, një prej tyre vetëm 17-vjeç, ndërsa 4 persona janë pjesë e stafit teknik.
Të infektuarit janë karantinuar menjëherë dhe nuk kanë udhëtuar drejt Istogut, ku skuadra kryeqytetase do të përgatitet për ndeshjen e raundit para eliminator të Europa League.
Vetë klubi njoftoi se të prekurit do të testohen sërish pas disa ditësh dhe pritet që të bashkohen me skuadrën para ndeshjes së parë, në raste se pas testeve do të rezultojnë se e kanë kaluar infeksionin.
Ndeshja e raundit paraeliminator është programuar për tu zhvilluar në datën 20 gusht. Prishtina do të njihet në datën 9 gusht me kundërshtarin që do të ketë përballë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)