Shërohen nga COVID-19 dy zv. kryetarët e Bashkisë Lezhë

8 Gusht 2020 | 06:38

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se dy zv. kryetarët e institucionit që ai drejton janë shëruar tashmë nga  COVID-19.

“Oliana dhe Ermali, dy zv. kryetarët e Bashkisë Lezhë, kanë kaluar me sukses Covid-19. Duke ju uruar shëndet të plotë, i komplimentoj për korrektesën e treguar duke u izoluar dhe kryer një karantinë serioze”, thotë z. Ndreu.

“Sakrifica që ata bënë është pjesë e seriozitetit që ne kemi si staf, duke vlerësuar situatën për mos infektimin e familjeve dhe kolegëve. Megjithëse çdo ditë kemi qenë në kontakt për konsulta pune, dhe ata vete nuk kanë reshtur së punuari nga shpia duke ndihmuar në zgjidhjen e problematikave”, ka shtuar më tej kryetari i Bashkisë Lezhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026