Hafizi: Është jo efikase që të shpenzohen 6 milionë euro për satelitët
Pedagogia Mimoza Hafizi tha se është jo efikase që të shpenzohen 6 milionë euro për satelitët.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Hafizi, teksa ka komentuar shërbimin satelitor që u prezantua ditën e djeshme nga kryeministri Ed Rama, theksoi se sateliti do të qëndrojë mbi Shqipëri vetëm 1 minutë.
“Besoj se bëhet fjalë për satelitët e zakonshëm që hidhen në lartësinë 400 apo 500 kilometra nga toka, që quhet orbita e ulët e satelitit, dhe satelit i tillë për një orë e gjysmë do të bëjë një rrotullim të plotë të të gjithë perimetrit të trajektores ku është përcaktuar, dhe imagjinoni për një orë e gjysmë se sa do të qëndrojë sateliti mbi Shqipëri. Ai do qëndrojë vetëm 1 minutë. Është një objekt jo efikas. Kushton 6 milionë euro, dhe 6 milionë euro nuk e di nëse i kanë kontraktuar për një vit apo edhe për vitet tjera”- theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta